Atletico Madrid, sfidë Romës për Greenwood

Atletico Madrid, sfidë Romës për Greenwood

  Ecuria shumë e mirë e Mason Greenwood prej dy sezonesh tek Marseille vijon ti garantojë pretendentë cilësorë.

 Roma dhe Atletico Madridi do të masin forcat për mesfushorin, i cili e ka gjetur vetveten në ‘’ Stade Velodrome ‘’.

 Kontrata me francezët i merr fund në 2013-shin por shfaqja në skenë e ‘’ Verdhekuqve ‘’ dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mund ta përshpejtojë largimin nga Ligue 1. 

Bëhet fjalë për dy ekipe kompetitive në kampionatet respektive dhe në kontinentin e vjetër dhe flitet për rreth 55 milionë euro. 

Ishi i Getafes ka bërë diferencën nën drejtimin e Bruno Genesios, i cili e ka demostruar se mund të jetë një vlerë e shtuar në çdo kompeticion. 

Mirëpo, do të jetë një duel gjigandësh, shumë i luftuar gjatë merkatos së verës, e cila pritet të përcillet me emocione dhe të papritura. 

Për më tepër 24 vjeçari përfiton rreth 5 milionë euro në sezon, një rrogë e konsiderueshme që reflekton rëndësinë tek marsejezët. 

26 gola dhe 11 asiste në 45 sfida janë një statisikë për tu marrë në konsideratë dhe tashmë dyert e ‘’ Olimpicos ‘’ dhe ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për britanikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy