Interi fitoi ndeshjen e parë, Inzaghi: I lumtur, por dua konkurrencë në skuadër

Interi fitoi ndeshjen e parë, Inzaghi: I lumtur, por dua konkurrencë në skuadër

Interi e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa mposhti në shtëpi Monzën me rezultatin 2-0.

Zikaltërit ishin dominues gjatë gjithë takimit dhe forma e treguar ka lënë shije të mirë të trajneri Simone Inzaghi.

Ky i fundit u shfaq i lumtur për fitoren, por shtoi se kërkon përforcime të tjera, për të shtuar konkurrencën në skuadër.

Ishte një ndeshje e mirë kundër një kundërshtari me vlera. Jam i lumtur nga lojtarët sepse dallova që ishin entuziastë, sigurisht të shtyrë edhe nga publiku. Tifozët ishin të mrekullueshëm edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje që luhej në datën 19 gusht. E vërteta është se skuadra ka ndryshuar shumë, janë larguar lojtarë prej planeve të drejtuesve apo edhe prej zgjedhjeve personale. Vijmë nga dy sezone shumë të mirë, por duhet edhe pak punë për të kompletuar organikën.

Drejtuesit po punojnë sepse e kemi për detyrë të kënaqim tifozët me rezultatet në fushë. Nuk dua të flas për emra, dihet se në çfarë roli jemi të zbuluar. Merkato zhvillohet çdo ditë dhe duhet të jemi të vëmendshëm për të përfituar. Ashtu si vitin e kaluar, kërkoj nga dy lojtarë për pozicion sepse dua konkurrencë në skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy