Dorëheqja /Partizani rikthen Starovën në krye të detyrës (VIDEO)

Dorëheqja /Partizani rikthen Starovën në krye të detyrës (VIDEO)

Klubi i Partizanit ka refuzuar dorheqjen  e trajnerit Sulejman Starova.

Drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur që trajneri Starova të vijojë deytrën në krye të skuadrës dhe nesër do të jetë në seancën stervitore per te pergatitur ekipin per ndeshjen e rradhes kundër Vllaznise.

Starova dha dorheqjen diten e djeshme pas humbjes se rende te pesuar kunder Luftetarit me rezultatin e thelle 5-0.

“Klubi informon se Sulejman Starova do të vijoj detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nis përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor”, njofton klubi i Partizanit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy