Ndreu: Me Skënderbeun jemi njësoj, luajmë për 3 pikët

Ndreu: Me Skënderbeun jemi njësoj, luajmë për 3 pikët

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Skënderbeun ditën e nesërme.

Ndreu e ka cilësuar si një ndeshje që merr rëndësi të veçantë pasi përballë janë dy ekipe rivale për mbijetesë. Më tej Ndreu tha se skuadra e tij është në të njëjtin nivel me korçarët.

 “Ndaj Egnatias ishte një fitore në kohën e duhur. Ndeshjet si Egnatia e javës së kaluar dhe kjo javë me Skënderbeun marrin rëndësi të veçantë sepse do të rivalizojnë deri në fund për mbijetesë. Jam i bindur se ndaj Skënderbeut do të shkojmë për tre pikë.

Të gjitha skuadrat këtë sezon janë me nivel. Nëse shihen ndeshjet, të gjitha skuadrat që kanë fituar ndeshjet, janë ato që renditen në pjesën e lartë të klasifikimit. Skuadra e Skënderbeut është një ekip i mirë, ka zhvilluar sfida të mira si brenda dhe jashtë fushe, por duhet të bëjmë edhe një paralele me ekipin tonë që pavarësisht luhatjeve këtë vit kemi zhvilluar ndeshje të mira.

Shkalla e vështirësisë është më e madhe sesa skuadrat që janë në 6-7 vendet e para sepse kanë investuar shumë dhe kanë potencial teknik më të lartë sesa ne. Me Skënderbeun jemi pothuajse njësoj duke parë pikët, kam besimin se lojtarët do të japin maksimumin dhe do të japim më të mirën”, u shpreh Ndreu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy