Mërgjyshi: Meritonim fitoren ndaj Flamurtarit

Mërgjyshi: Meritonim fitoren ndaj Flamurtarit

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola me Flamurtarin.

Referuar rasteve për shënim, Mërgjyshi tha se skuadra e tij meritoi fitoren, ndërsa shtoi se ndeshja ishte përgatitur si për “Play Off”.

Mendoj që ndoshta meritonim më shumë. Si e kishim përgatitur lojën e duke marrë parasysh raportin e forcave, me ato mundësi që u shfaqën të pastra në fund meritonim më shumë. Flamurtari pati më shumë zotërim, kontroll topi e territor, por nuk ishte i rrezikshëm. Asnjëherë rrezikshmëri serioze. Flamurtari ka arsenal në stol, ne i kemi me pikatore alternativat. Futja e Omerit dhe ndryshimi i skemës bëri ta kapnim dy herë në raste flagrante dhe me pak kujdes mund të merrnim maksimumin. Por edhe pika nuk është e keqe.

Jam munduar ta përgatit skuadrën që këtë ta luajmë si ndeshje “Play Off”, se ndoshta mund të përplasemi përsëri atje, ta luajmë me seriozitetin maksimal. I vetmi minus me ta dhe Vorën është vetëm organika që nuk është shumë e plotë te ne. Sa i përket cilësisë, ne jemi skuadër cilësore. Teknikisht jemi skuadër që mund të rivalizojmë me të gjitha skuadrat e kreut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy