Mosrinovimi i kontratës me Paris St Germain jo vetëm që ka shkaktuar pakënaqësi tek drejtuesit por njëkohësisht ia ka rritur ndjeshëm shpresat Real Madridit për firmosjen me sulmuesin.
Prej shumë vitesh, ekzaktësisht që në kohen kur aktivizohej me Monacon , ish kampioni i botës me Francën pretendohej nga ‘’ Galaktikët ‘’ por në fund parizienët u treguan më të shkathët dhe arritën ta transferonin në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Vendimi i 24 vjeçarit është publikuar nga L’Equipe por sipas të famshmes spanjolle ‘ RMC ‘, presidenti i ‘’ Los Blancos ‘’ Florentino Perez mendon të ofrojë rreth 180-200 milionë euro për yllin e sulmit.
Largimi i Karim Benzemas sigurisht ka lënë një boshllëk në metrat e fundit dhe synimi i ‘’ Los Merengues ‘’ është gjetja e një zëvëndësuesi cilësor dhe kush më mirë se Kylian Mbappe mund ti vijë në ndihmë madrilenëve në këtë repart.
Megjithatë , në planet e drejtuesve vijon të jetë edhe Jude Bellingham, lojtar që ka impresionuar tek Borussia Dortmundi, i cili pretendohet nga klubet më të famshëm të arenës europiane.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.