
Në studion e emisionit “Skaner” në MCN TV, u diskutua për ngjarjet në fundin e Tirana-Bylis, ku tifozët u futën në fushë, për të sulmuar arbitrat.
Sipas ish-futbollistit, Ermal Tahiri, lojtarët e Tiranës nuk duhet të bënin ato gjeste, pasi mund të kenë nxitur tifozët.
Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, vetë lojtarët nuk duhet të bëjnë këto gjeste. Jo vetëm tifozët, sepse ndoshta një nxitje mund ta kenë marrë. Pse duhet të prishet ky kampionat kaq i bukur një javë para fundit?! Duhet të ishin marrë masa, që të mos futej njeri në fushë, nga policia. Kjo është e patolerueshme. U diskutua jeta e njerëzve. Nëse lojtarët do ishin më të qetë pas penalltisë, mund të shënonin, sepse i kishin rastet. Masat që duhet të merren, shumë të forta.
Ndërkohë trajneri Ardi Behari, deklaroi se nuk ka arsye për akumulim te Tirana, pasi gjatë kampionatit nuk iu janë bërë padrejtësi.
Nuk shikoj aryse për të qenë e akumuluar te Tirana. Nuk shikoj t’i jenë bërë padrejtësi Tiranës në kampionat. Ishin në presion rezultati. Tifozët e Tiranës janë impulsivë. Provokimi ose ftesa për të dalë ata nga vetja, ishte nga stafi i Tiranës. Ndaj Bylis, stafi i Tiranës ishte promotor për tifozët dhe për reagimin në fund të ndeshjes.



