S'ka më "dashuri" mes McLaren dhe Fernando Alonso, pritet divorci me pilotin

S'ka më "dashuri" mes McLaren dhe Fernando Alonso, pritet divorci me pilotin

Kur kanë mbetur edhe pak kohë mga starti i garave me makina në Formula 1, priten ndryshime në disa skuadra pasi nuk do të jetë të njejtët pilot.

Dhe një prej tyre është edhe spanjolli Fernando Alonso ku historia e "dashurisë" mes tij dhe makinën McLaren është drejt fundit.

Sipas "Diario Gol", piloti spanjoll rinovoi vetëm për 1 vit verën e kaluar, dhe skuderia angleze ka nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e 36 vjeçarit nga Oviedo.

Dhe sipas zërave, Mclaren ka ofruar pranë skuderisë Lando Norris, një pilot i ri anglez i cili vitin e kaluar fitoi kampionatin e Formula 3 dhe që nga ky sezon do të jetë piloti rezervë i ekipit anglez.

Norris, vetëm 18 vjeçar shihet si një pilot me të ardhme në botën e Formula 1 dhe Mclaren e ka ofruar në ekip për të marrë eksperiencën e duhur nga Alonso.

Pra, e ardhmja e Norris varet nga vendimi i Alonsos, dhe sido që të shkoj, me siguri një beniamin i ri po rritet në shtëpinë Mclaren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy