
Talenti i River Plates Claudio Echeverri prej disa kohësh po tërheq vëmëndjen e disa klubeve cilësorë në Europë.
Për argjentinasin do të zhvillohet një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ midis Barcelonës dhe Real Madridit, për një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e ‘’ Los Millonarios ‘’ .
Joan Laporta është i gatshëm të ofrojë mbi 25 milionë euro për 17 vjeçarin, duke e tejkaluar shifrën e klauzolës për prishjen e kontratës se Claudio Echeverrit me skuadrën nga Buenos Airesi, i cili spikati edhe në Botërorin e moshave me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.
Me këtë ecuri, parashikohet se pretendentët do të shtohen me kalimin e kohës dhe pikërisht merkatoja e janarit do të jetë determinante për të ardhmen e perlës nga Resistencia.



