
Performancat e shkëlqyera me Crystal Palacen në Premier League të Eberechi Ezes, u vijuan edhe në Europian.
Sulmuesi e ndihmoi Anglinë për të shkuar deri në finalen e Berlinit, fatkeqësisht të humbur kundër Spanjës.
Sipas gazetarit Darren Lewis, Manchester City është interesuar për shërbimet e anglezit, për të cilin thuhet se sheiku Al Mubarak do të ofrojë 68 milionë stërlina.

Kapaciteti i pronarit të bardhekaltërve është shumë i madh dhe ky fakt i siguron në njëfarë mënyre Pep Guardiolas transferimin e lojtarëve të preferuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Ndërkohë, drejtuesit e londinezëve janë të përgatitur për çdo skenar tashmë sepse interesi i Manchester City-t përkthehet edhe në të ardhura të konsiderueshme për xhepat e golashënuesit.
Nëse do të veshë bluzën e kësaj skuadre, Eberechi Eze do të ketë shansin për të fituar trofe kolektivë në të ardhmen e afërt dhe pse jo individualë, duke qenë se është një lojtar shumë cilësor dhe mendohet se ka ardhur koha të bëhet pjesë e një ekipi elite.
Referuar cilësive, duhet theksuar se spikat shpejtësia, teknika dhe triblimet, me anë të cilave i ka vënë gjithmonë në vështirësi rivalët.



