Roma cinike ndaj Torino, Atletico Madrid bën detyrën (VIDEO)

Roma cinike ndaj Torino, Atletico Madrid bën detyrën (VIDEO)

Roma ka mposhtur minimalisht Torinon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 në Serie A.

Goli i Tammy Abraham në minutën e 32-të, i dha fitoren skuadrës së Mourinhos, që ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë. Ndërkohë Torino mbetet në vendin e 13-të me 17 pikë.

Në La Liga në Spanjë, Atletico Madrid ka bërë detyrën ndaj Cadiz, teksa ka triumfuar me rezultatin 1-4 në transfertë. Të gjithë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, me Lemar në minutën e 56, Griezmann në minutën e 70, Correa në minutën e 76 dhe Cunha në minutën e 86, që i dhanë fitoren skuadrës së Simeones.

Atletico Madrid mban vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Cadiz renditet në vendin e 17-të me vetëm 12 pikë, pas 15 javëve kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy