Garë e ashpër për Le Normand

Garë e ashpër për Le Normand

 Ecuria shumë e mirë e Robin Le Normand, po i siguron pretendentë cilësorë me kalimin e kohës.

Mbrojtësi vijon të tregojë aftësitë me Real Sociedadin, i grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente tek kombëtarja e Spanjës. 

Ndër kandidatët për ta larguar nga ‘’ Reale Arena ‘’ është Newcastle United, aktualisht ekipi më i pasur i botës.

Flitet se sheiku Al Rumayyaan është i gatshëm të ofrojë afro 30 milionë euro për ta transferuar 27 vjeçarin në ‘’ St James Park ‘’. 

Edhe Napoli konsiderohet një pretendent i cili s’duhet anashkaluar, ekip që ka pësuar një rënie të theksuar në sezonin aktual.

Aurelio Di Laurentis ka përgatitur çekun prej 32 milionë eurosh për franko-spanjollin, i padiskutueshëm në skemat e trainerit Imanol Alguacil.

Megjithatë, ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe anglezët do të kenë një rival të vështirë përballë. Tek Atletico Madridi po punohet me shumë përkushtim për të përforcuar fazën defensive, një ndër repartet më solidë të ekipit të Diego Simeones.

Presidenti Enrique Cerezo i ka ofruar drejtuesve nga San Sebastian 20 milionë euro plus përfshirjen e Javi Galan për arritjen e marrëveshjes por s’do të jetë aspak e lehtë dhe gjatë merkatos së verës pritet një garë shumë emocionuese deri në fund për ishi-n e Brestit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy