"Adios Messi", Franca kalon në çerekfinale pasi eleminoi Argjentinën (VIDEO)

"Adios Messi", Franca kalon në çerekfinale pasi eleminoi Argjentinën (VIDEO)

Një 90 minutësh spektakolar është zhvilluar në duelin e parë të fazës së 1/8 të Kampionatit Botëror mes Francës dhe Argjentinës.

Takimi që ishte cilësuar si një finale e parakohshme ka dhuruar një 90 minutësh fantastik duke qenë padyshim sfida më e bukur në këtë kampionat Botëror ku i kishte brenda të gjitha, gola, spektakël, dhe emocione deri në vërshëllimën perfundimtaret.

Në fund ata që kalojnë për në fazën e çerekfinaleve janë “Gjelat” të cilët dhuruan një lojë të mrekullueshme duke e dominuar totalisht takimin përballë Argjentinës duke fituar me rezultatin 4-3.

Lojtari që spikati ishte sulmuesi Mabppe që ishte autor i një dy golëshi dhe fitoi gjithashtu një 11 metërsh duke qenë njeriu i ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Dider Deshamp, kaloi në epërsi që në minutën e 13-të ku pas një kundërsulmi fantastik të Mbappe që dëpërtoi mjaft bukur brenda zonës arriti të fitojë një 11-metërsh që u ekzekutua në mënyrë të saktë nga Grizman.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit vjen dhe reagimi i Argjentinës me anë të Di Marias që realizoi një gol mjaf të bukur 5-minuta përpara duke i mbyllur 45-minutat e para me rezultatin 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë do të niste me gol për Argjentinën që shënoi me anë të Merkados që devijoi saktë një gjuajtje të Messit duke mposhtur Lloris.

Por, gjithçka më pas do të fliste vetëm për Francën ku në minutën e 57-të Pavard realizon një gol spektakolar nga distanca, ndërsa vetëm pas 7-minutash Mbappe i jep epërsinë “Gjelave” duke shënuar për 3-2.

Megjithatë, do të ishte sërish 19-vjeçari i PSG-së që do të shënonte dhe golin e katërt për skuadrën e tij që i dha dhe kualifikiminpër në fazën tjetër, edhe pse Aguerro shkurtoi rezultatin në fund të ndeshjes ishte e pamjaftueshme për Argjentinën.

Një kualifikim mëse e merituar për Francën që i dha një leksion të duhur Argjentinës së Lionel Messit që e mbyll këtu aventurën në këtë kampionat Botëror.

Më poshtë të gjithë golat e ndeshjes Franncë-Argjentinë.

Goli i shënuar nga Grizman

Goli i shënuar nga Di Maria

Goli i shënuar nga Markado

Goli i shënuar nga Pavard

Goli i shënuar nga Mbappe

Goli i shënuar nga Mabppe

Goli i shenuar nga Aguerro

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy