
Sulmuesi Remzifaik Selmani, është afrimi i fundit i Partizanit në merkato. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i kuq, që nëpërmjet një komunikate, ka prezantuar sulmuesin tetovar, i cili ka firmosur deri në vitin 2025.
25-vjeçari vjen nga hungarezët e Mezőkövesd, me të cilët u bashkua në verë nga Renova.
Në karrierën e tij Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedoninë e Veriut dhe Llapin në Kosovë.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Remzifaik Selmanit. Sulmuesi është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 25-vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezőkövesd. Në karrierën e tij Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedoninë e Veriut dhe Llapin në Kosovë.



