
Napoli ka bërë një hap shumë entuziazmues në lidhje me merkaton. Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar Luciano Spalletin në krye të pankinës. 62-vjeçari do të ketë objektiv kryesor rikthimin e bardhekaltërve në Uefa Champions League pavarësisht se sezonin e ardhshëm do ti duhet të kënaqen me pjesmarrjen në Europa League.
Italiani gëzon një eksperiencë shumë të madhe sidomos në Itali ku ka drejtuar skuadra me shumë emër ndër të cilat mund të përmendim Romën dhe Interin, por edhe më gjerë ku ka provuar një eksperiencë 5-vjeçare tek Zenit St Petersburgu në Rusi.
Aurelio De Laurentis e ka depozituar besimin tek aftësitë e Luciano Spalletit i cili do të zëvëndësojë Gennaro Gatusson që ka marrë në dorë fatet e Fiorentinës.
Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për trainerin e lindur në Certaldo për ta shëndërruar Napolin në një superfuqi në Scudetto dhe në Europë sepse i ka mundësitë për ta arritur këtë objektiv. Puna për të do të fillojë që nga data 1 qershor dhe do të ketë një rrugë të gjatë përpara për krijimin e një skuadre kompetitive që do të kërkojë të thyejë parashikimet dhe pse jo mos ti bashkangjitet Interit i cili arriti të fitojë trofeun e 19 -të në Serinë A .
Mundësitë janë reale sepse prej shumë vitesh ‘’ Azzurrët ‘’ kanë luftuar kokë më kokë me kundërshtarët më potentë në Itali dhe me meritë e kanë shkruar emrin si një ndër më të vështirat për tu mundur .



