
Pas një sezoni e gjysmë si i huazuar tek Leipzigu, performancat e Xavi Simons e kanë bindur trainerin Marco Rose.
Sipas lajmeve të fundit thuhet se drejtuesit e Paris St Germain dhe ato të gjermanëve janë drejt arritjes se një marrëveshjeje, e cila mund të finalizohet për shifrën e 80 milionë eurove.
21 vjeçari do të firmosë deri në 30 qershorin e 2027-tën dhe s’përjashtohet mundësia që të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës.
Pavarësisht ecurisë pozitive traineri Luis Enrique nuk ka treguar asnjë interes për rikthimin e ishi-t të Psv Eindhovenit në ‘’ Parque de Prince ‘’, falë të cilit ‘’ Les Pariziens ‘’ janë konsoliduar në çdo repart.
Fakti se ‘’ Lucho ‘’ nuk i ka dhënë mundësi për tu aktivizuar krijon një lloj çudie, i cili është produkt i akademisë së ‘’ La Masias ‘’, një ndër më të spikaturat në kontinentin e vjetër.

Rendimenti i Xavi Simons në sezonin aktual ka rezultuar i vakët për arsye të një dëmtimi, i cili e mbajti për afro 3 muaj larg fushave por tek Leipzigu e ka rikuperuar përsëri terrenin e humbur.
3 gola dhe 3 asiste në 11 sfidat e deritanishme janë shoqeruar me një lojë që meriton duartrokitje dhe duhet shtuar se në vijimësi, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja, numri një i stolit të Leipzigut do të ketë një garanci në repartin e mesfushës.



