
Pas emërimit të Giovanni Mannas si drejtor sportiv, tek Napoli ka filluar të punohet intensivisht për tu përgatitur ashtu siç duhet në lidhje me merkaton e verës.
Objektivat janë disa, të cilët do të mund ti rikthejnë bardhekaltërit tek sukseset.
Humbja e terrenit kaq shpejt demostron se italianët duhet të përforcohen domosdoshmërisht gjatë kësaj periudhe dhe synimi parësor është ofensiva.
Largimi i mundshëm i Victor Osimhen nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, i cili pretendohet me ngulm nga Chelsea sigurisht do të ishte një humbje e madhe për kampionët në fuqi të Scudettos dhe duket se tashmë është gjetur zëvëndësuesi.
Jonathan David konsiderohet ideali nga Giovanni Manna, golashënues i cili po lë gjurmë tek Lilla prej shumë sezonesh.
Mendohet se largimi i Victor Osimhen do t’ia mbushë arkat napoletanëve me rreth 130 milionë euro, shifër e mjaftueshme për të firmosur me kanadezin.
Megjithatë, në kohët e fundit edhe Bayern Munchen ka shfaqur interes për Jonathan David, i cili mund të ketë një shans për të provuar veten në një ndër kampionatët më të bukur të Europës siç është Seria A.
Aurelio Di Laurentis beson fuqimisht tek kapaciteti i Giovanni Mannas, të cilin e pret një sfidë shumë e rëndësishme në karriere në fundin e sezonit.
Në rastin konkret, Jonathan David e ka treguar me ‘’ Les Dogues ‘’ se mbetet një rrezik për çdo rival, i cili numëron 23 gola dhe 6 asiste në 40 sfida dhe parashikohet se numri një i Napolit do të shpenzojë rreth 60 milionë euro për shërbimet e tij.



