Juventus insiston për Di Marian

Juventus insiston për Di Marian

Duke filluar nga 1 gushti , datë kur zyrtarisht fillon merkatoja e verës, shumë lojtarë do ta përfundojnë kontratën me ekipet respektive dhe duhet të zgjedhin një tjetër destinacion për të ardhmen .

Një ndër protagonistët do të jetë Angel Di Maria i cili është në metrat e fundit të karrierës dhe falë saj është shëndërruar në një prioritet për Juventusin .

Massimiliano Allegri e vlerëson shumë eksperiencën e ‘’ El Fideos ‘’ i cili do të mbahet mend gjatë për supergolin në finalen e Kupës së Amerikës kundër Brazilit që i  dha ‘’ Albicelestëve ‘’ trofeun e pritur prej shumë vitesh.  

34 vjeçari po analizon disa oferta me qëllimin e vijimit  në kontinentin e vjetër dhe fakti se Barcelona është përfshirë në këtë histori i ka detyruar torinezët ta rrisin ofertën deri në 7 milionë euro për sulmuesin nga Rosario .

Italianët shpresojnë në transferimin e Angel Di Marias por skenari mund të ndryshojë në varësi të ideve të argjentinasit i cili natyrisht synon ti shijojë në maksimum vitet e mbetura në futbollin e luajtur .

Kapaciteti i ishi-t të Manchester United është i jashtëzakonshëm dhe është reflektuar ndër vite në të gjitha ekipet ku është aktivizuar  por fakti se Xavi Hernandez i ka dhënë dritën jeshile kalimit të tij në ‘’ Camp Nou ‘’, imponon një analizë të detajuar  nga protagonisti i historisë .

Si ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe rekordmenët e Italisë aktualisht janë në një situatë të njëjtë në lidhje me të ardhmen pasi prej kohësh janë distancuar  nga trofetë e rëndësishëm dhe transferimi i lojarëve cilësorë të cilët janë mësuar me suksesin ndër vite konsiderohet një prioritet absolut .

Eksperienca e gjatë në  futbollin më kompetitiv e favorizon Di Marian por duke qenë se flitet për dy klube tejet të famshëm , gjithçka mbetet e hapur deri në fund. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy