
Lazio është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa ka triumfuar ditën e sotme ndaj Udinese.
Kryeqytetasve iu deshën plot 120 minuta, për të siguruar një biletë për më tej. Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, pas një loje deri diku të barabartë nga të dyja skuadrat.
Ndeshja shkoi në shtesa, aty ku ishte Immobile, i cili pas një asisti të marrë nga Cataldi në minutën e 106, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin Lazios.
Në çerekfinale Lazio do të sfidojë Milanin, që eliminojë javën e kaluar Genoan.



