
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, duke folur për humbjen e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, tha se argjentinasit kanë një sëmundje prej disa vitesh, sepse luajnë për një lojtar, Leo Messin.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Çollaku tha se loja e ekipit të jep rezultat dhe jo loja për një futbollist.
Në vlerësimin tim, kjo sëmundje e Argjentinës nuk është e re. Ekipi luan vetëm për një yll, vetëm për Messin. Ka filluar dukë rënë. Ky e dobëson të gjithë skuadrën. Arabia Saudite luajti si ekip. Kjo është parë disa herë, që skuadra që luan për një lojtar, dështon.
Loja e ekipit funksionon më fortë. Këtu është dështimi i Argjentinës. Nuk mendoj se do të ketë rikuperim tek Argjentinën.



