
Ecuria shumë e mirë e Malick Thiaw tek Milani po pasohet me interesin e disa klubeve gjatë kësaj merkatoje verore.
Një ndër to është Newcastle United, më i pasuri në botë aktualisht.
24 vjeçari ka bërë diferencën në prapavijën e ‘’ Djallit ‘’, fakt i mjaftueshëm për t’iu lakuar emri gjatë kësaj periudhe.
Paraprakisht sheiku Al Rumayyan ofroi 30 milionë euro për mbrojtësin, shifër e cila u refuzua menjëherë nga krerët e italianëve.
Mirëpo numri një i ‘’ Las Urracas ‘’ nuk mendon ta lërë më kaq dhe parashikohet se në vijimësi do ta ngrejë stekën për gjermanin.
Do të jetë paska e vështirë që ishi i Schalke 04-tës të lërë ‘’ San Siron ‘’ pasi mbetet shumë i rëndësishëm në skemat e trainerit Massimilliano Allegrit.
Por, në rastin e një oferte tunduese sigurisht historia mund të ndryshojë në favorin e Newcastles, një ekip i formuar për të arritur majat në futbollin anglez dhe atë europian.
Negociatat ndërmjet palëve vijojnë dhe mbetet për tu parë se deri ku do të arrijnë në lidhje me Malick Thiaw.



