Tahiri: Tirana dhe Partizani kanë krijuar diferenca me rivalët, Kukësi mund të fitonte

Tahiri: Tirana dhe Partizani kanë krijuar diferenca me rivalët, Kukësi mund të fitonte

Ermal Tahiri, ish-futbollist, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Tirana dhe Partizani kanë krijuar diferencë me të tjerët, në garën për titullin kampion.

Në lidhje për ndeshjen e Tiranës me Kukësin, ku bardheblutë fituan 2-1, Tahiri tha se verilindorët e dominuan pjesën e dytë dhe mund të fitonin ndeshjen.

Mendoj se Tirana dhe Partizani kanë krijuar një diferencë me rivalët e tjerë për titullin, por nuk mendoj se do të kenë diferenca me njëra-tjetrën. Mendoj se kështu ka për të shkuar deri në fund kampionatin. Mendoj se Kukësi në pjesën e dytë mund të fitonte ndaj Tiranës.

Kukësi e dominoi Tiranën në pjesën e dytë. Në pjesën e parë, ekipet ishin të barabarta, studiojnë njëra-tjetrën. Në minutën e 46-të, Lushkja humbi një rast të pastër dhe mund të ndryshonte ndeshja.

Ajo që bën përshtypje, është problematika që ka Tirana në sulm. Problem prodhimi i rasteve. Kanë mesfushë shumë të mirë. Të gjithë mesfushorët, nuk futen brenda dhe nuk kanë shënuar një gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy