Real Madrid synon rikthimin e Brahim Diaz

Real Madrid synon rikthimin e Brahim Diaz

Kalimi nga Real Madridi tek Milani ishte një moment deçiziv në karrierën e Brahim Diazit. 

Mesfushori me kalimin e kohës ka rifituar vlerat e jashtëzakonshme në fushën e lojës duke detyruar ‘’ Galaktikët ‘’ të mendojnë rikthimin e spanjollit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Në këtë fillim sezoni 23 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Serisë A dhe e ka ndryshuar mendjen e drejtuesve të kryeqytetasve, të cilët e vlerësojnë maksimalisht kontributin e dhënë tek kampionët në fuqi të Serisë A .

15 gola dhe 9 asiste në 92 sfida të shoqëruara me një nivel impresionues i kanë dhënë tjetër kuptim karrierës së Brahim Diazit dhe ‘’ Los Blancos ‘’ janë të sigurtë në vendimarrjen e tyre. 

Mirëpo Carlo Ancelotti është ai që do ti vërë pikën kësaj çështje , në funksion të akumulimit të titujve me Real Madridin ose në të kundërt ishi i Manchester City-t mund të vijojë eksperiencën tek kuqezinjtë , skuadër në të cilën ka fituar shumë rëndësi dhe është një ndër më të mirët e Stefano Piolit.

Dihet tashmë se e ardhmja e Marco Asensios nuk është aspak e sigurtë tek kryeqytetasit dhe Brahim Diaz mund të mbushë boshllëkun që mund të lërë ishi i Mallorcas  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy