Çmimet e larta të biletave në Botëror, Infantino: Realiteti i tregut amerikan, paratë duhet të shkojnë për futbollin, jo tregun e zi

Çmimet e larta të biletave në Botëror, Infantino: Realiteti i tregut amerikan, paratë duhet të shkojnë për futbollin, jo tregun e zi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur politikën e organizatës për çmimet e biletave të Kupës së Botës 2026, duke argumentuar se ato pasqyrojnë realitetin e tregut në Amerikën e Veriut dhe ndihmojnë që të ardhurat të mbeten në futboll.

 

Gjatë një konference për media në prag të ndeshjes hapëse të turneut të zgjeruar me 48 kombëtare dhe 104 ndeshje, Infantino iu përgjigj kritikave për çmimet rekord të biletave. Ai deklaroi se, nëse FIFA po gabon me çmimet, atëherë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për të gjithë organizatorët e ngjarjeve sportive dhe argëtuese në Amerikën e Veriut.

 

FIFA kishte vendosur fillimisht çmime që nisnin nga 140 dollarë për ndeshjet e fazës së grupeve. Ndërkohë, biletat standarde për finalen e 19 korrikut, që do të zhvillohet pranë Nju Jorkut, u ofruan deri në 8,680 dollarë, ndërsa paketat premium për mysafirë arritën deri në 73,200 dollarë. 

 

Më vonë, çmimet e disa biletave për finalen u rritën fillimisht në 10,990 dollarë dhe më pas në 32,970 dollarë.

 

Pas reagimeve të shumta, FIFA vendosi të ofrojë bileta me çmim të reduktuar prej 60 dollarësh për tifozët e federatave kombëtare. Sipas Infantinos, në këtë kategori janë vënë në dispozicion rreth 130 mijë bileta.

 

Për krahasim, në Kupën e Botës 2022 në Katar, çmimet e biletave varionin nga 69 deri në 1,607 dollarë. Duke arsyetuar strategjinë e FIFA-s, Infantino tha se çmimet më të ulëta do të favorizonin tregun sekondar të shitjes së biletave, ku ato do të rishiteshin me vlera shumë më të larta.

 

Nëse biletat do të shiteshin më lirë, ato do të përfundonin në tregjet sekondare me çmime shumë më të larta. Në atë rast, përfitimet do të shkonin tek ndërmjetësit dhe tregu i zi, jo tek futbolli”, deklaroi kreu i FIFA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy