Presidenti italian i Dinamos: Jam shumë i kënaqur për rikthimin në Superligë

Presidenti italian i Dinamos: Jam shumë i kënaqur për rikthimin në Superligë

Marco Pontreli, presidenti I Dinamos që në fundjavë siguroi ngjitjen në Superligë, thotë se është shumë i kënaqur me këtë objektiv. I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV italiani shtoi se klubin në fillim e ka marrë për biznes, pasi nuk e dinte rëndësinë që ka.

‘Jam më shumë se i kënaqur me ngjitjen në Superligë. E kam ndjekur shumë këtë të fundit dhe më ka bërë përshtypje më shumë loja e Vllaznisë.

Përsa i përket ngjitjes së Dinamos dua të them që ky klub është historik. Ne vendosëm që në fillim për t’i shkuar deri në fund qëllimit tonë. Futbolli është i bukur për garën dhe ne ia dolëm. Dinamon nuk e njihja kur e mora në fillim dhe e mendova më shumë si biznes. Për momentin jam duke shijuar emocionin e ngjitjes në Superligë dhe nuk mund të them ende për të ardhmen,’-u shpreh Pontreli.

Në fund Potreli dha edhe disa detja për ‘Dinamon e re’.

‘Janë tre aksionerë shumë serioz që kanë ardhur te Dinamo. Kemi vendosur të gjithë bashkë që Dinamo e Superligës të jetë një tjetër, një ekip i fortë,'-delaroi presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy