
Së fundmi Barcelona i ka dërguar një mesazh drejtuesve i cili lidhet me përforcimin e ofensivës dhe lista kryesohet nga Jeremy Doku. Anësori i Rennes është një alternativë që gjeneron optimizëm tek ‘’ Los Cules ‘’ të cilët kanë nisur aksionin për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos .
Rruga parashikohet me shumë kthesa për ‘’ Blaugranët ‘’ për arsye se rivaliteti i Bayern Munchen dhe Liverpoolit tremb çdokënd sidomos kur bëhet fjalë për një ndër lojtarët më premtues të Ligue 1.
Francezët arritën ta konkludonin me sukses këtë operacion në verën e kaluar duke e transferuar nga Anderlecht për 26 milionë euro dhe kontrata e nënshkruar do ta mbajë të lidhur me modestët e Francës deri në 2025- sën . Ky aspekt natyrisht që e shton problemin për spanjollët të cilët do ta fillojnë garën të disfavorizuar për perlën e Rennes .
Megjithatë duke qenë koshientë për problemet aktuale që reduktojnë së tepërmi lëvizjet e Barcelonës në merkato , Xavi Hernandez i ka marrë parasysh të gjitha dhe po shqyrton me kujdes edhe mundësinë e transferimit të Kinglsey Coman apo të Raheem Sterling tek skuadra e tij e zemrës .
Fatkeqësia e Barcelonës është se për shumicën e objektivave të saj luftojnë edhe skuadra të tjera të elitës të cilat aktualisht gëzojnë një ekonomi më të shëndoshë se ajo e spanjollëve dhe në një farë mënyre e nxjerrin automatikisht nga lufta për të pasuruar organikën me lojtarë cilësorë dhe premtues .
Megjithatë jo gjithçka është e humbur sepse në të shumtat e rasteve optimizmi dhe emri i madh i mban gjallë shpresat e skuadrave për të firmosur me lojtarët më të spikatur të aktualitetit , tek të cilët shohin një mundësi reale për të kapërcyer vështirësitë në të cilat ndodhen .



