Interi kërkon përmbysjen, Inzaghi: Ndaj Liverpool luajmë të motivuar

Interi kërkon përmbysjen, Inzaghi: Ndaj Liverpool luajmë të motivuar

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ndaj Liverpool në Champions League.

Pas ndeshjes së parë në Itali ku u mposhtën 0-2, tani zikaltërit do të kërkojnë përmbysjen, ndonëse diçka e tillë duket shumë e vështirë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë nesër, por ne kemi një motivim të madh. Është e rëndësishme, do të thosha thelbësore, të shënosh një gol në pjesën e parë, por e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne e përgatitëm ndeshjen për tre ditë, djemtë janë të fokusuar.

Ne përballemi me skuadrën më të mirë në Evropë me Bayern Munich dhe Manchester City. Ishte e mrekullueshme të luajmë ndeshjen e parë në Milano dhe jemi të vetëdijshëm se nesër do të jetë edhe më e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy