
Thomas Strakosha është në përfundim të kontratës së tij me Lazion dhe ende nuk është përcaktuar e ardhmja e tij.
Së fundmi në skenë për portierin shqiptar ka dalë skuadra e Interit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Strakosha i është propozuar zikaltërve për në verë.
Në rast se kjo lëvizje do të realizohej, atëherë për Strakoshën do të ishte një ribashkim me trajnerin Simone Inzaghi, me të cilin punoi më parë edhe te Lazio.



