Ish-sulmuesi i Partizanit, Thephilus Solomon, vazhdon të shkëlqejë në Kosovë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Gjilanit.
Nigeriani ka qenë sërish protagonist ditën e sotme, teksa ka shënuar golin e vetëm, në fitoren minimale të Gjilanit ndaj Dukagjinit në transfertë.
Ky është goli i katërt për Solomon, në 3 ndeshje të luajtura këtë sezon me Gjilanin, ndërsa golat e tij kanë qenë vendimtar, pasi i kanë dhënë fitoret dhe plot 9 pikë skuadrës së drejtuar nga Ramadani, e cila mban kreun e renditjes me 13 pikë.
Sfida tjetër e ditës së sotme, Drenica dhe Ferizaj, u mbyll në barazim pa gola.



