
Dita e sotme do të hapë siparin e javës së 10-të të Primera Division me tre ndeshje interesante .
Në orën 19.00 Sevilla do të presë në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ Valencian e Gennaro Gatussos .
Andaluzët do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive pas fitores në Mallorca me rezultatin 0-1 , ndërsa Valencia vjen pas barazimit në shtëpi kundër Elches .
Ky sezon nuk është nisur siç duhet nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe pas disa rezultateve zhgënjyese në Spanjë dhe Champions League do të kërkojnë medoemos tre pikët përballë tifozerisë së tyre , ndërsa bardhezinjtë janë në një situatë ndryshe , afër Europës .
Në aspektin e pankinës gjithashtu konsiderohet një përballje gjigandësh ndërmjet Gatussos dhe Sampaolit , trainer që u rikthye pas eksperiencës prej dy vitesh tek Marseille.
Një orë më vonë Getafe pret në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ një rival si Athletic Bilbao që ka bërë mirë deri në këtë moment.
Zotët e shtëpisë do të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv por duhet bërë kujdes sepse vaskët janë një ekip shumë i rrezikshëm i cili mund ti vërë në pozitë të vështirë në çdo moment.
‘’ Los Rojiblancos ‘’ aktualisht renditen në zonën e Europës , ndërsa për ‘’ Los Azulones ‘’ historia është krejtësisht e kundërt sepse momentalisht janë afër zonës së ftohtë në tabelë.
Madrilenët vinë në këtë takim pas një barazimi me rrjeta të paprekura kundër Rayo Vallecanos ndërsa Athletic Bilbao u mposht në ‘’ San Mames ‘’ nga Atletico Madridi i Cholo Simeones.
E marta përfundon me Atletico Madrid vs Rayo Vallecano .
‘’ Los Colchoneros ‘’ do të kërkojnë vijimin e rezultateve pozitive në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pa prezencën e Felipes , Llorentes, Reguilon dhe Kokes ndërsa madrilenët nuk do të kenë në dispozicion argjentinasin Trejo .
Skuadra e ishi-t të River Plates në 3 ndeshjet e fundit ka arritur tre fitore në La Liga por për kryeqytetasit janë shumë të rëndësishme edhe ato vijueset në Champions League kundër Bayer Leverkusenit në shtëpi dhe Portos në transfertë, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e madrilenëve në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
E mërkura do të jetë edhe më emocionuese dhe me më shumë ndeshje .
Katër sfida janë parashikuar të luhen , duke filluar me Cadiz vs Betis në orën 19.00. Në ‘’ Nuevo Mirandilla ‘’ , ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ do të kërkojë shkëputjen nga tre vendet e fundit që të dërgojnë në Segunda Division .
Të besuarit e Sergio Gonzalez vinë pas tre barazimeve , ndërsa nxënësit e Manuel Pellegrinit kanë arritur statistika më të mira , me dy barazime dhe një fitore në javën e kaluar në ‘’ Benito Villamarin ‘’ kundër Almerias.
‘’ Los Verdiblancos ‘’ po zhvillojnë një performancë për tu mbajtur mend edhe në Europa League dhe pas 4 sfidave kryesojnë me meritë grupin C dhe renditen të 5-tët në tabelë.
Në të njëjtën orë është parashikuar të luhet edhe Valladolid vs Celta Vigo .
‘’ Vjollcët ‘’ do të synojnë me çdo kusht tre pikët për të harruar humbjen në transfertën e Espanyolit ndërsa bardhekaltërit vinë pas dështimit në ‘’ Balaidos ‘’ kundër Real Sociedadit , surprizës së këtij sezoni në Europa League.
‘’ Los Txiuriurdines ‘’ vijojnë të befasojnë në këtë kompeticion dhe në katër takimet e para kanë marrë pikë të plota dhe kryesojne grupin E me meritë duke lënë pas gjigandët e Manchester United , të cilët i mposhtën në ‘’ Old Trafford ‘’ me rezultatin 0-1. Nxënësit e Imanol Alguacil do të masin forcat kundër Mallorcas një orë më pas ku do të kërkojne vazhdimin e kësaj rruge , të motivuar në maksimum edhe nga momenti ideal që po kalojnë, ndërsa Mallorca vjen pas një disfate në shtëpi kundër Sevillas së Jorge Sampaolit.
Sigurisht fokusin kryesor të javës së 10-të do ta marrin ‘’ Galaktikët ‘’ e Real Madridit të cilët vijojnë të dominojnë La Ligan.
Nxënësit e Carlo Ancelottit kaluan me sukses provën e zjarrit , në ‘ Superclasicon ‘’ kundër Barcelonës duke i mundur katalanasit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Kryeqytetasit do të kenë përballe modestët e Elches , aktualisht të fundit në renditje.
Momenti i shkëlqyer i madrilenëve është reflektuar edhe në Champions League dhe gjithashtu dje morën një lajm i cili i bëri krenarë për arsye se sulmuesi Karim Benzema fitoi ‘ Topin e Artë ‘ , një trofe që i mungonte karrierës së mbushur me tituj shumë të rëndësishëm .
E enjtja mbyllet me tre sfida. Në orën 19.00 zbresin në fushë Almeria vs Girona .
Ekipi i Rubit do të kërkojë tre pikët pas humbjes në ‘’ Benito Villamarin ‘’ kundër Betisit me qëllimin e shkëputjes nga zona e ftohtë e renditjes e cila momentalisht e dërgon në Segunda Division ndërsa Girona mori një barazim në shtëpi kundër Cadiz i cili gjithashtu e klasifikon në një pozicion delikat.
Parashikohet një sfidë shumë e luftuar për vetë faktin e aktualitetit në të cilin ndodhen .
Pas tyre e ka rradhën Osasuna vs Espanyol.
Ekipi nga Pamplona vjen pas disfatës në ‘’ El Madrigal ‘’ kundër Villarealit të Unay Emerys ndërsa Espanyol pas fitores minimale në shtëpi kundër Valladolidit.
Sfida më e rëndësishme e të enjtes dhe mbyllësja e javës së 10-të është ajo e ‘’ Camp Nout ‘’ ku Barcelona pret Villarealin , surprizën e Conference Leagues .
Katalansit vinë pas një momenti delikat sidomos në Champions League , kompeticion ku rrezikojnë eleminimin nga faza e grupeve i cili do të përbënte një disfatë historike për kuq e blutë, shtuar këtu edhe humbjen në fundjavë në ‘’ Superclasicon ‘’ kundër Real Madridit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ndërsa ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ do të tentojë ti surprizojë në shtëpi , pas fitores në ‘’ El Madrigal ‘’ kundër Osasunas .
Ekipi nga Castellon konsiderohet një ndër më të mirët deri në këtë fazë të Conference Leagues , me katër fitore rradhazi në grupin C dhe bashkë me Real Sociedadin dhe Real Betisin të cilat performojnë në Europa League po e përfaqësojnë ashtu siç duhet Spanjën .



