Starova: Laçi më ka pëlqyer, duket dora e trajnerit

Starova: Laçi më ka pëlqyer, duket dora e trajnerit

Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit, që u mbyll me fitoren minimale të kurbinasve.

Starova deklaroi se Laçi ka ndryshuar dhe duket dora e trajnerit Vukicevic, ndërsa shtoi se Partizani ka probleme në anën defensive.

Colella ka edhe stilin e vet për deklarata. Ajo që tregohet, është se u bënë dy ndeshje me humbje.

Me Laçin, Partizani kishte raste për shënim. Ndeshja edhe mund të barazohej, edhe të fitohej. Kur është loja dhe mundësia për ta fituar, është pak më ndryshe. Kishin mundësi për rezultat tjetër. Mungesat gjithashtu ndikuan te Partizani. Ka disa arsye për të gjykuar ndeshjen.

Janë pesë skuadra që kanë pësuar më pak gola se Partizani. E kemi thënë shpesh që ana defensive ka probleme.

Laçi më ka pëlqyer dhe kjo është meritë e trajnerit. Kanë shënuar me skemë, nga goditja e këndit, apo edhe nga goditja e dënimit. Duket dora e trajnerit që punon me goditjet standarde. Duhet edhe fati. Laçi edhe kur ka lënë pikët, kanë bërë lojë të mirë. Laçi e ka vuajtur shumë finalizimin. Shkurtajn nuk e pashë mirë për aq sa luajti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy