Skuadra drejt Kategorisë së Parë, tifozët: Jeni turpi i Dinamos, u zgjodhën bastexhinj dhe mashtrues

Skuadra drejt Kategorisë së Parë, tifozët: Jeni turpi i Dinamos, u zgjodhën bastexhinj dhe mashtrues

Humbja e fundit ndaj Kastriotit, e ka afruar edhe më shumë Dinamon me Kategorinë e Parë dhe kjo ka sjellë edhe një reagim të tifogrupit të skuadrës “Blue Boys”.

Këta të fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre, shkruajnë se këta lojtarë janë trupi i Dinamos, ndërsa shtojnë se Dinamo u vra që kur iu ndryshua logo.

Jeni turpi i Dinamos. Kemi lozur shumë vite në Kategorinë e Parë, por ekip më pa karakter si ky nuk njeh historia e Dinamos. Një tufë me mercenarë dhe hiena po ja pinë gjakun Dinamos dhe po e degdisin përsëri në humnerë.

Këta lojtarë janë turpi i Dinamos, bashkë me ata që i sollën. I themi presidentit se krenaria e Dinamos nuk u vra tani, krenaria e Dinamos u vra kur i ndryshuat logon, krenaria e Dinamos u vra kur ne kërkonim largimin e Shkëmbit dhe askush nuk na dëgjonte.

Krenaria e Dinamos u vra kur ti zgjodhe bashkëpunëtorë bastexhinj dhe mashtrues. Krenaria e Dinamos u vra kur u afruan menaxherë që bënin qoka në kurriz të Dinamos. Krenaria e Dinamos është e vrarë për sa kohë ti do të vazhdosh t’i besosh njerëzve të paaftë dhe të padenjë për të drejtuar Dinamon.

President nëse do të tregosh seriozitet largoji që sot këta lojtarë mercenarë dhe nis punën me ekipin e U 21. Dinamo është aset kombëtar, i cili nuk mund të nëpërkëmbet nga askush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy