
Futbollistja Fatima Rezae, e cila para se talebanët të pushtonin Afganistanin, ishte pjesë e kombëtares afgane U-19 të femrave, prej disa muajsh vazhdon të qëndrojë në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, ajo u shpreh se ndihet shumë mirë në Shqipëri, ndërsa ka treguar edhe historinë e largimit nga Afganistani. Rezae zbuloi se kur ishte në aeroport për të ardhur drejt Shqipërisë, talebanët tentuan ta ndalonin.
Unë dua të fals në lidhje me historinë time. Futbolli dhe studimet kanë qenë ëndrra ime e madhe. Kur talebanët mbërritën në Kabul, unë humba gjithçka. Kur ata mbërritën në historinë time, ndaluan gjithçka për të luajtur me skuadrën e futbollit, aty mu ndërpre gjithçka.
Kur isha në aeroport për ta ardhur këtu, tentuan deri në momentin e fundit për të më nxjerrë, në mënyrë që të mos më linin të vija këtu.
Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një aktivitet me temë “Together for football” të enjten në Lezhë së bashku me drejtuesit e Federatës Afgane të Futbollit dhe Kombëtaren e vajzave afgane të futbollit dhe Rezae, tregoi emocionet kur mori topin nga Duka.
Doja të falënderoja FSHF, ndihemi mirë këtu. Jemi të lumtur për ndihmën që na u dha, për të luajtur futboll. Presidenti Duka më dha topin, natyrisht mu duk dikur mu rikthye zemra në vend. Kështu i dha jetë, vajzave të tjera për të ndjekur ëndrrën.
Dje në evetin e zhvilluar, takova dy prej futbollisteve që luajnë kështu. Dhe na pyetën nëse duam të luajmë me ndonjë skuadër këtu. Jam shumë me fat që arrita të luaj me skuadrën e tyre. Mu rikthye ajo që më ishte shuar për momentin. Tani është periudha e Ramazanit, menjëherë pas saj do të fillojmë stërvitjen.
E kam nisur futbollin në vitin 2015 dhe deri tani. Kam luajtur me kombëtaren e Afganistanit të U-19 dhe kam luajtur edhe ndeshje ndërkombëtare.
E ftuar në “Sport Zone” ishte edhe Mina Zalmai, koordinatore e futbollit të femrave afgane, e cila u shpreh se në Shqipëri ndihet shumë mirë, por shtoi se zemra e saj është në Afganistan
Ne vijmë nga një vend ku ishte luftë, ndaloheshin femrat për futboll. Ardhja këtu ka qenë një mundësi e mirë. Familja e futbollit në Afganistan, përballet me shumë vështirësi në këto momente. Vajzave u privohet e drejta, për të luajtur futboll.
Jemi shumë të lumtura këtu. Në falënderim shumë i madh për Shqipërinë, që na ka dhënë këtë mundësi. Për këtë jemi shumë mirënjohëse. Jemi shumë komode në këtë situatë.
Vajzat shqiptare janë të interesuara dhe e duan futbollin, ashtu si edhe populli shqiptar. Kam punuar në një prej organizatave joqeveritare. Ishte një organizatë që punonte për vajzat dhe fëmijët që ishin në rrugë. Ne i sollën vajzat nga rrugët e Kabulit, duke hedhur bazat për të kaluar në futboll. Vajzat afgane janë shumë të forta. Unë jam këtu, por zemra ime është në Afganistan, për t’iu rikthyer vajzave atje jeta normale. Ne duam të kemi të drejtat tona në çdo rrafsh.



