Joan Garcia, afër Barcelonës

Joan Garcia, afër Barcelonës

Përpjekjet e drejtuesve të Barcelonës referuar merkatos së verës vijojnë të shtohen me kalimin e kohës.

Natyrisht ekipi i Hansi Flickut do të jetë një ndër protagonistët gjatë kësaj periudhe, i cili ka ditur të jetë dominues në La Liga, ka fituar Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Me këto hapa të suksesshëm gjermani ka treguar se në të ardhmen e afërt mund ti ndihmojë kuq e blutë për ti shtuar trofetë vitrinës së tejmbushur.

Për arritjen e objektivave duhen me patjetër blerjet cilësore, për të qenë në lartësinë e duhur gjatë sezonit të ardhshëm dhe një ndër to është Joan Garcia.

Drupal Ad

Sipas Fabrizio Romanos negociatat për gardianin e Espanyolit janë në rrugën e duhur, edhe pse për të nuk kanë munguar as ofertat nga ekipet e Premier Leagues.

Eshtë punuar shumë fort për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit, për të cilin thuhet se presidenti Joan Laporta do të shpenzojë 25 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me bardheblutë.

Entuziazmi tek drejtuesit dhe tifozeria e zjarrtë e ‘’ Los Cules ‘’ ka filluar të ndihet për arsye se Joan Garcia ka rezultuar një ndër më të spikaturit e Primera Divisionit në sezonin e shkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy