Cristiano Ronaldo vendos të ardhmen

Cristiano Ronaldo vendos të ardhmen

Me një karrierë të suksesshme mbi supe Cristiano Ronaldo ka vendosur ti shkëpusë lidhjet  me Juventusin në përfundimin e sezonit . Portugezi është zhgënjyer nga ecuria e bardhezinjve që nuk kanë mundur të thyejnë akullin në Champions League dhe kanë humbur  luftën për fitimin e Serisë A .   Mentaliteti fitues i 36 vjeçarit nuk lë vend për gabime  dhe po bën gati valixhet për tu përshëndetur me ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Mundësitë e servirura për luzitanin janë të shumta por e ka bërë zgjedhjen e tij .  Para pak kohësh u spekullua për një rikthim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por Florentino Perez nuk e ka dhënë konfirmimin për arsyen e rrogës së lartë që përfiton .  Përpara kësaj situate ka menduar një zgjidhje ish shtëpia e tij ‘’ Old Trafford ‘’ . Sipas ‘’ Donbalon ‘’ , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të Manchester United  kërkojnë rikthimin e 5 herë fituesit të  Topit të Artë për të vënë diktatin në Premier League dhe Uefa Champions League  sepse vitet e fundit sidomos pas kalimit të asit portugez në Madrid   anglezët kanë humbur shumë terren në këto kompeticione . 

Në komunikatën e bërë nga agjenti i tij Jorge Mendes  Cristiano është i gatshëm të ulë pretendimet me 10 milionë euro për tu rikthyer  në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’,  aty ku filloi historia e suksesit për sulmuesin nga  Madeira . Kësaj çështje do ti bashkangjitej gjithashtu një term që lidhet  me firmosjen e një kontrate 2 vjeçare dhe jo 3 siç përflitej disa muaj përpara  .  Këmbanat kanë filluar të bien dhe britanikët  do të kenë përsëri në gjirin e tyre një bishë të futbollit botëror , fakt që me të drejtë i bën të ëndërrojnë .  

Në aspektin individual Cristiano Ronaldo i ka bërë detyrat shumë mirë gjatë këtij sezoni sepse  numëron 34 gola në 40 ndeshje me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ pa çka se kjo e fundit ka rrëshqitur disi në krahasim me të kaluarën .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy