Lewis Hamilton është vënë në hetim nga FIA për mesazhe politike në sport. Kjo pasi piloti i Mercedes në Formula 1 ditën e dielë mbajti veshur një bluzë me mesazhe në Çmimin e Madh të Toscanës, teksa ngjitej në podium.
Në bluzën e Lewis Hamilton shkruante: “Arrestoni policët që vranë Breonna Taylor". Teylor në mars të këtij vriti u vra me tetë plumba nga policët në shtëpinë e saj në Louisville, Kentucky.
Përfaqësues të FIA-s thotë se nuk janë të sigurtë nëse kjo mund të quhet një shkelje, por në rast se është e tillë atëherë do të merren masa.



