
Ashtu siç parashikohej kohë më përpara, për Nico Williams po zgjerohet lista e pretendentëve.
Në orët e fundit Paris St Germain është futur në garë për shërbimet e sulmuesit.
Pas Barcelonës, Chelseat dhe Arsenalit, ‘’ Les Pariziens ‘’ do të luftojnë deri në fund, për një ndër lojtarët më të mirë të Spanjës në Europian.
Lajmi është bërë publik nga ‘ The Athletic ‘, dhe interesi i francezëve konsiderohet një kërcënim për çdo rival.

Tekniku Luis Enrique e kërkon medoemos 22 vjeçarin në ‘’ Parque de Princes ‘’, pas largimit të Kylian Mbappes tek Real Madridi.
Kjo tratativë sigurisht nuk konceptohet vetëm si një përforcim i ekipit por fitimi i garës kundër rivalëve të mundshëm në të ardhmen në Champions League.
Kapaciteti i kuq e bluve në aspektin ekonomik i jep natyrisht një shtysë në çdo merkato por gjithçka do të varet sesi do të avancojnë negociatat ndërmjet klubeve dhe sidomos nga oferta në adresë të Nico Williams.
Do të jetë pa diskutim një sfidë titanësh , për një ndër lojtarët më të mirë të këtij evenimenti, i fituar për të katërtën herë nga ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.



