Raul Asencio, afër rinovimit me Real Madridin

Raul Asencio, afër rinovimit me Real Madridin

Sezoni i shkuar rezultoi tejet pozitiv për Raul Asencion.

Mbrojtësi pavarësisht vështirësive ka arritur ta konsolidojë vendin e një titullari tek Real Madridi dhe referuar performancave drejtuesit po tentojnë rinovimin e kontratës. 

22 vjeçari ka treguar profesionalizëm, aftësi për të lexuar shumë mirë momentet kyçe dhe i ka dhënë një siguri repartit defensiv. 

Tek ‘’ Galaktikët ‘’ arritja në këtë stad është një sukses më vete dhe spanjolli ia ka dalë. 

Negociatat ndërmjet palëve në lidhje me rinovimin e kontratës kanë avancuar me sukses dhe parashikohet se në ditët vijuese kjo çështje prioritare për drejtuesit do të marrë fund. 

Sigurisht traineri Xabi Alonso e konsideron Raul Asencion pjesë të kryeqytetasve në vijimësi, të cilët i presin sfida të rëndësishme në të ardhmen e afërt. 

Sezonin e kaluar nxënësi i ishi-t të Liverpoolit e përfundoi me 41 sfida dhe 2 asiste dhe kjo arritje natyrisht ja rrit vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy