
Tek Barcelona pritet një revolucion gjatë merkatos së verës.
Sigurisht gjatë këtyre viteve disa lojtarë kanë spikatur dhe një ndër to është Alejandro Balde.
Anësori ka ditur ta bëjë krenar trainerin Hansi Flick dhe pretendentët për të nuk kanë munguar.
Manchester United është një ndër to, një ekip shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik, i cili fatkeqësisht prej vitesh ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt.
22 vjeçari është produkt i akademisë së ‘’ La Masias ‘’, ndër më prestigjozet në futboll. Katalanasi është një lojtar shumë i shpejtë, i saktë në duelet një kundra një dhe shpeshherë ndërmerr inkursione drejt zonave rivale.
Prej pesë sezonesh është pjesë e ekipit të parë të ‘’ Los Cules ‘’ dhe rendimenti i tij ka rezultuar optimal.
Avram dhe Joel Glazer si gjithmonë do të jenë në dispozicion të kërkesave të numrit një të stolit, duke qenë se 20 herë kampionët e Premier Leagues synojnë të bashkjetojnë me suksesin në çdo sezon.
Oferta e tyre arrin 40 milione eurot për Alejandro Balden dhe pritet përgjigjja e trainerit Hansi Flick, i cili duhet ta thotë fjalën e fundit.
Përveç ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ para pak kohësh edhe Chelsea tregoi interes për anësorin dhe ndoshta do të zhvillohet përsëri një supersfidë angleze në fundin e sezonit.
32 sfida dhe 3 asiste numëron Alejandro Balde deri më tani i cili e ka përforcuar idenë e të qënit ndër më kualitativët në pozicionin ku aktivizohet.



