Europa League, Shkëndija kualifikohet me goleadë

Europa League, Shkëndija kualifikohet me goleadë

Shkëndija e Tetovës ka treguar edhe njëherë se është një prej ekipeve më të mira në Maqedoni, duke u kualifikuar me goleadë e në transfertë me rezultatin 4-0.

Skuadra e Qatip Osmanit u kualifikua në raundin e dytë të Europa League pasi triumfoi edhe në takimin e kthimit të turit të parë ndaj skuadrës moldave të Dacia Chisinau.
 
Shkëndija nuk e vuri asnjëherë në diskutim kualifikimin për më tej edhe pse përballë kishte një skuadër të fortë dhe që e humbi vetëm në një ndeshje shtesë ndaj Sherifit Tiraspolit titullin kampion në Moldavi. Shkëndija bëri ligjin edhe në kryeqytetin e Moldavisë Chisinau, duke imponuar ritmin e saj ndaj Dacias dhe duke hipotekuar shumë shpejtë kualifikimin që ishte pothuajse i arritur falë atij suksesi 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë.

7-0 ishte rezultati i përgjithshëm i 180-minutave ndaj Dacias në favor të Shkëndijës që tashmë shikon me optimizëm nga turi i dytë dhe beson te një tjetër mrekulli me kuqezinjtë që ashtu si edhe sezonin e kaluar do të kërkojnë minimalisht të shkojnë deri në play-offin e Europa League.

Serinë e golave në transfertën moldave e hapi mesfushori Armend Alimi në minutën e 32, ndërsa përpara pushimit midis dy pjesëve braziliani Stenio Junior hipotekoi fitoren e miqve me golin e dytë, duke patur parasysh edhe faktin që në minutën e 37-të, Dacia kishte ngelur me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Andronic.

Pjesa e dytë nuk kishte më histori me Shkëndijën që realizoi edhe dy gola të tjerë në 10 minutat e fundit me Zejnulai dhe kapitenin Ferhan Hasani nga pika e bardhë e penalltisë për ta bërë akoma edhe më të thellë fitoren e kuqezinjve tetovarë. / TCH/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy