
Drejtuesit e Interit janë vënë në lëvizje, në kërkim të një portieri, pasi rrugët me Handanovic do të ndahen në fund të sezonit. Portieri slloven ka përfunduar alternativë e dytë pas Onana dhe në fund të sezonit do të largohet.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë filluar të mendojnë që tani për portierin e dytë të sezonit të ri, pasi i parë do të jetë Onana.
Alternativat janë disa, ku bën pjesë edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Berisha është në listën e drejtuesve, për ta afruar në verë, duke parë që shqiptari nuk po gjen shumë hapësira te Torino dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient.



