Trajneri Jose Luis Mendilibar, mund të quhet si shpëtimtari i Sevilla, teksa e mori skuadrën në një moment delikat dhe e ngjiti në renditje.
Qershia mbi tortë, ishte fitimi i Europa League, ku spanjollët mposhtën në finale Romën.
Duke parë rezultatet pozitive, drejtuesit kanë vendosur të shpërblejnë trajnerin.
Mendilibarit i është rinovuar kontrata edhe për një tjetër vit dhe do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Sevilla, deri në qershor të vitit 2024.



