
Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, duke ditur rëndësinë që ka kjo ndeshje, për tifozët dhe për vijimësinë e skuadrave.
Sa i përket formacioneve të mundshme, Kolela pritet të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit. Në portë do të luajë Rexhepi në vendin e Hoxhës, ndërsa në mbrojtjen me 3 do të jetën, Telushi, Menish dhe Sota. Krahët do të plotësohen nga Buxhelaj dhe Hadroj. Në mesfushë priten Matondo dhe Rrapaj në qendër, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Cara, Da Silva dhe Mba.
Te Tirana, Shehi nuk ka shumë dilema, ku pritet një formacion me skemën 3-5-2. Në portë Bekaj, me Najdovskin, Lulaj e Behiratche që mbulojnë qendrën e një mbrojtje me pesë, ku krahët bëhen mbrojtës në fazë moszotërimi. Përgjoni e Haxhiu do të luajnë në krahë, me Tosevskin që është më difensiv në krahasim me të ardhurin në janar.
Aleksi do të vendoset para mbrojtjes, jo më pak bardheblutë paguan për të shlyer gjysmën e dënimit të tij. Lushkja e Deliu kompletojnë repartin e do të mbështesin gjithashtu dyshen përpara Hasani-Patrick, që janë edhe njerëzit që po tërheqin skuadrën në këtë moment.



