
Koha ka kaluar si pa e kuptuar dhe Real Madridi, skuadër që po zhvillon një sezon shumë të mirë e ka rikthyer vëmëndjen tek një dëshirë e vjetër .
Carlo Ancelotti nuk e ka harruar Manuel Locatellin , i cili po bën paraqitje për tu duartrokitur me Juventusin dhe preferohet nga një ndër trainerët më të mirë në botë .
‘’ Galaktikët ‘’ janë të ndërgjegjshëm se kanë ende shumë punë për të bërë pavarësisht se luftojnë në të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse , ashtu siç ka ndodhur në çdo sezon.
Objektivi kryesor i ishi-t të Milanit për mesfushën vijon të jetë Jude Bellingham,shumë i rëndësishëm tek Borussia Dortmundi dhe besojnë se 25 vjeçari mund të jetë i duhuri në këtë pozicion, ku do të gjente mbështetjen e Tchouamenit apo Camavingas ndër të tjerë .
Siç dihet Luka Modricit dhe Toni Krossit nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur dhe ‘’ Los Blancos ‘’ duan ta rifreskojnë këtë repart me transferimin e ishi-t të Sassuolos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
La Liga dhe sidomos një skuadër si kryeqytetasit pa dyshim janë ëndërra e çdo lojtari dhe Manuel Locatelli me shumë gjasa do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së ardhshme.



