
Arsenali ka zhvilluar një sezon tejet pozitiv dhe që shumë pak e mendonin në fillim. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, është në garë për titullin kampion me Mnachetser City, ku duhen edhe pak javë nga fundi i kampionatit.
Duke parë punën e shkëlqyer që ka bërë ekipi, drejtuesit tani kanë filluar të mendojnë edhe për përforcimet në verë, për të krijuar një skuadër konkurruese, e cila do të marrë pjesë edhe në Champions League.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Arsenali do të ketë një buxhet prej 150 milionë eurosh, për ta shpenzuar në merkato. Kjo shifër mund të rritet, në rast shitje të ndonjë lojtari, ku kërkesat e shumta nuk mungojnë.



