Këtë fundjavë duhet të ishte zhvilluar ndeshja e tretë e kampionatit për skuadrat shqiptare, por për shkak të bojkotit nga Liga Profesioniste topi ende nuk është rrotulluar për sezonin e ri.
Së fundmi është marrë një hap drejt zgjidhjes së ngërçit, pasi Liga pranoi të dorëzonte relacionin me katër kërkesat financiare pranë qeverisë. Ndërkohë së fundmi është njoftuar se Liga do të mbajë një tjetër mbledhje të martën mes anëtarësh ku edhe mund të merret një vendim i rëndësishëm.
Njoftim për shtyp
Liga Profesioniste e Futbollit do të zhvillojë një mbledhje me anëtarët e saj ditën e martë (29 shtator 2020) në ora 11:00.
Në përfundim të mbledhjes, që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, do të ketë edhe një qëndrim zyrtar për mediat nga Liga Profesioniste e Futbollit.



