
Prej kohësh kanë nisur të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Nacho Fernandez nga Real Madridi .
Besohet se kjo gjë nuk do të ndodhë sepse qëndërmbrojtësi ka vendosur ti qëndrojë besnik ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe duke iu referuar situatës aktuale të tyre ,konsiderohet vendimi më korrekt i 32 vjeçarit.
Prej shumë vitesh Nacho Fernandez vijon të jetë një ndër më të mirët e prapavijës së madrilenëve dhe ky fakt sigurisht i ka shërbyer drejtuesve për të siguruar qëndrimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Në sezonin e kaluar mbajti veshur fanellën e ‘’ Los Blancos ‘’ në 2541 minuta, të ndara në 42 sfida dhe e ndihmoi ekipin e zemrës me 3 gola .
Ky vendim sigurisht e rendit ndër lojtarët të cilët e kanë zhvilluar të gjithë karrierën në një ndër klubet më të famshëm në botë dhe sigurisht ia rrit dukshëm vlerat Nacho Fernandezit i cili është në rrugën e të qënit një legjendë tek kryeqytetasit.
Nga një klub si Real Madridi është zor të largohesh, sidomos për këtë lojtar që i ka kaluar të gjithë etapat dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me ‘’ Los Merengues ‘’ .



