Luka Modriç, afër rinovimit me Milanin

Luka Modriç, afër rinovimit me Milanin

  Edhe pse është në vitet e fundit të karrierës Luka Modriç vijon të demostrojë potencialin në fushën e blertë. 

40 vjeçari po avancon ashtu siç duhet me Milanin, drejtuesit e të cilit kanë menduar t’ia rinovojnë kontratën.

 Rendimenti i shkëlqyer, i shoqëruar edhe me pasionin për këtë sport e kanë shëndërruar në një pilar në 11-shen e Massimilliano Allegrit i cili mban një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe, me një vizion loje impresionues dhe sigurisht një teknikë për tu marrë shembull. 

Jo vetëm në fushën e lojës ka rezultuar një referent por edhe për shokët e skuadrës i cili fitoi gjithçka në të shkuarën me Real Madridin. 

Bisedat ndërmjet palëve kanë nisur dhe parashikohet se do të arrihet shumë shpejt marrëveshja e cila i siguron qëndrimin ishi-t të Tottenham Hotspurit në ‘’ San Siro ‘’ për më gjatë. 

Javët e ardhshme do të jenë determinante për këtë mesfushor, i cili ka lënë gjurmë edhe tek Kroacia dhe po demostron edhe njëherë se diferencën nuk e bën mosha por pasioni për këtë profesion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy