Migen Memelli: Humbja me Kilin erdhi në momentin e duhur

Migen Memelli: Humbja me Kilin erdhi në momentin e duhur

Trajneri Migen Memelli, analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Kilit në miqësore, me rezultatin 0-3.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Memelli deklaroi se skuadra bëri gabime të theksuara, por shtoi se humbja erdhi në momentin e duhur.

Të dyja skuadrat nuk ngjajnë me njëra tjetrën. Kili më teknike, Suedia me fizike. Humbja vjen në momentin e duhur. Si skuadër duhet të rregullojmë disa gjëra. Konkurrenca është e shëndoshë.

Të gjithë janë në presion të vazhdueshëm nëse do të jenë në listë apo jo, për Europianin. Lojtarët e mendojnë gjithmonë. Skuadra në reparte nuk luajti si duhet, edhe në individë nuk ishim si duhet.

Bëmë gabime të theksuara. I marrim si mësim nga kjo ndeshje. Silvinjo duhet t’i rregullojë, ndonëse ne si popull jemi paragjykues. Humbja vjen në kohën e duhur. Nuk na vjen asgjë nga kjo humbje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy