
Liverpooli ka filluar punën për gjetjen e një traineri gjithmonë nëse Jurgen Klopp do të mbyllë ciklin në ‘’ Anfield Road ‘’. Fakti se shumë ekipe të njohura kanë hedhur sytë tek gjermani ka krijuar një lloj skepticizmi tek ‘’ The Redsat ‘’ të cilët janë kthyer mbrapa në kohë dhe kanë spikatur ish mesfushorin Xabi Alonso që po bën një punë për tu vlerësuar me skuadrën e dytë të Real Sociedad . 39 vjeçari i ka dhënë menjëherë rezultatet me ‘’ Los Txiurdines ‘’ të cilët arritën me meritë të ngjiteshin në Segunda Division .
Këto janë vetëm hapat e parë në këtë rrugë që parashikohet me shumë sfida dhe deri më tani përmbledhja e eksperiencës së tij evidenton se sukseset janë shumë afër . Megjithatë duke iu referuar të kaluarës si lojtar nuk ka diskutim që Xabi Alonso do ti rrisë kërkesat dhe opsionet po shfaqen me kalimin e kohës .
Para pak kohësh u fol për drejtimin në ekipet inferiore të Real Madridit por ‘’ The Redsat ‘’ duken më të favorizuar pavarësisht se janë duke shqyrtuar të tjera pista si përshembull ajo e Steven Gerard i cili ka impresionuar me kapacitetin e tij tek Glasgow Rangers duke i shëndërruar në një rival të frikshëm në Skoci .
Ish kapiteni i Liverpoolit ka fituar eksperiencën e nevojshme për të qenë lider i stolit të anglezëve por duhet parë se çfarë vendimi do të marrë Jurgen Klopp . Prej disa vitesh tashmë Liverpooli kërkon të fitojë protagonizmin e munguar dhe të ringjisë shkallët e suksesit por për arritjen e objektivave i duhet një trainer me eksperiencë .
Duke e njohur kurrikulumin e Xabi Alonsos dhe Steven Gerrard , Liverpooli në këtë rast do te ndihej i privilegjuar sepse do të drejtohej nga njëri ndër ish lojtarët që kanë dhënë një kontribut të veçantë në të kaluarën duke e shoqëruar me fitimin e disa trofeve të rëndësishëm .



